Njoftim!
Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil Italian, aeroporti i Bergamos është i mbyllur të paktën deri në orën 17:00. Kjo për shkak të një incidenti të ndodhur në pistë gjatë uljes së një avioni.
Edhe pas hapjes së aeroportit, priten vonesa ose anullime.
Ftojmë pasagjerët të qëndrojnë në kontakt me kompanitë ajrore si dhe në mediat sociale të Autoritetit të Aviacionit Civil.