Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil të Shqipërisë (AAC) mirëpriti delegacionin e Autoritetit të Aviacionit Civil Italian (ENAC) të përbërë nga Presidenti Z. Pierluigi Di Palma, Drejtori i Përgjithshëm Z. Alessio Quaranta në cilësinë edhe të Presidentit të European Civil Aviation Conference (ECAC) dhe Drejtoreshën për Koordinim Znj. Giovanna Laschena.
Në këtë takim, Drejtori Ekzekutiv i AAC z. Maksim Et’hemaj, prezantoi situatën në vendin tonë referuar fushës së transportit ajror dhe objektivat e tij për Autoritetin e Aviacionit Civil. Nga të dyja palët u ra dakord që në bazë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar më datë 16.03.2018, të rishikohet përfshirja e më shumë fushave aktuale të cilat do të lehtësojnë dhe do rrisin bashkëpunimin mes dy autoriteteve.