Workshop mbi Inovacionin e Transportit dhe Mundësitë Industriale në Pellgun Adriatik
19 Korrik 2021, Tiranë
Autoriteti i Aviacionit Civil ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Workshopit të parë të projektit SKEYE (Forcimi i Teknologjisë kryesore të hapësirës ajrore për sistemet e monitorimit inteligjent të transportit) në bashkëpunim me Distretto Tecnologico Aerospaziale (www.dtascarl.it) dhe me Qendrën e Inovacionit dhe Sipërmarrjes Tehnopolis (www.tehnopolis.me), më 19 korrik, 2021 në Tiranë.
Workshopi mbi “Inovacionin e Transportit dhe Mundësitë Industriale në Pellgun Adriatik” synon të bashkojë qendrat e kërkim zhvillimit (universitete dhe qendra kërkimore), kompani private (kompani të mëdha, SME, start-up) dhe institucionet e Rajoit të Pulias, Shqipërisë dhe Malit të Zi në mënyrë që të:
- ndërtojnë një vizion të përbashkët mbi sfidat dhe objektivat e ardhshme hapësinore në lidhje me programet kryesore të ESA, EUSPA dhe EASA;
- hartojnë iniciativa bashkëpunuese të zhvillimit të teknologjisë që përfshijnë organizata publike dhe private përmes të cilave ndërtimi i një sfondi të përbashkët njohurish dhe krijimi i partneriteteve të bazuara në inovacione;
- shfrytëzojnë dhe promovojnë aplikimet e teknologjive hapësinore në fushën e lëvizshmërisë, monitorimin e infrastrukturës së transportit dhe zhvillimin e zonave urbane;
- angazhojnë institucionet në procesin e inovacionit.
Workshopi do të organizohet me prezencë fizike dhe virtuale. Ftojmë të interesuarit të aplikojnë për pjesëmarrje brenda datës 17.07.2021 në adresën krista.garo@acaa.gov.al .
Vendi i zhvillimit të workshopit: Xheko Imperial Hotel, Tiranë