Çertifikimi

 

Autoriteti Kombëtar i Mbikëqyrjes (Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar), në përputhje me Kodin Ajror të Republikës së Shqipërisë, veçanërisht Nenin 9, është përgjegjës për Certifikim, Përcaktim dhe Mbikqyrje të vazhdueshme të OSHLA-ve, pa lënë mënjanë dhe detyra të tjera.

Detyra e AAC-së është, në veçanti, verifikimi i përputhshmërisë   për shërbimet ATS, CNS, MET, AIS me Kërkesat e Përbashkëta, UMT 6, datë 3.6.2010 “Mbi Dispozitat e Shërbimit të Navigimit Ajror në Qiellin e Vetëm Evropian” dhe me rregulloren implementuese Urdherin e Ministrit nr. 26, date 18.01.2021 “Për Miratimin e Rregullores mbi Kërkesat e Përbashkëta për Ofrimin e Shërbimeve të Lundrimit Ajror”.

Për shërbimet  e mësipërme AAC lëshon certifikatë përputhshmërie me rregulloret përkatëse dhe në këtë mënyrë siguron monitorimin dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të ofrimit të shërbimeve.

Gjithashtu AAC kryen certifikimin dhe mbikëqyrjen e Organizatave Trajnuese për KTA (Kontrollorët e Trafikut Ajror) në përputhje me rregulloren Urdhri i Ministrit Nr. 91, datë 21.02.2019 “Për Miratimin e Rregullores mbi Rregullat e Detajuara për Licencat dhe Certifikatat e Kontrollorëve të Trafikut Ajror”.