Por rregullatori Evropian EASA tërheq vëmendjen se: avioni i tipit Boeing 737 MAX do të jetë subjekt i shqyrtimit nga afër.

“Javën që vjen çështja e avionit do qartësohet përsëri”, u tha dje gazetarëve gjatë nje eventi online ,Zoti Patrick Ky, drejtor ekzekutiv i EASA (Agjencia Evropiane e Sigurisë në Operim), duke shtuar se “avionët do të lejohen të fluturojnë për sa kohë që plotësohen kushtet e specifikuara nga agjencia dhe pilotët janë përditësuar në trajnimin e tyre.”

Avioni Boeing 737 MAX u ndalua nga EASA më 12 mars 2019, pas dy aksidenteve që rezultuan fatale, me rrëzimin e tyre dhe 346 jetë të humbura. Puna këmbëngulëse, e përkushtuar e rreth 20 ekspertëve të EASA-s për një periudhë 20 mujore i dha EASA-s besimin për të deklaruar se avioni do jetë i sigurtë për të fluturuar përsëri. Administrata Federale e Aviacionit e SHBA (FAA) publikoi miratimin e saj për modifikim e tipit 737 MAX në Regjistrin Federal më 20 nëntor 2020.

Për më shumë:

https://www.aviation24.be/organisations/easa-european-aviation-safety-agency/european-regulator-easa-approves-boeing-737-max-to-resume-flights-as-from-next-week/