Komiteti Teknik i Ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vendos zgjatjen e pezullimit të transportit ajror me Britaninë e Madhe deri në datën 18 Janar 2021.
Ky vendim bazohet në Urdhërin Nr.682, datë 21.12.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, PËR NDALIMIN E LËVIZJES PËRMES RRUGËVE AJRORE ME BRITANINË E MADHE.
Qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe (me rrugë të tjera transporti) duhet të karantinohen për 14 ditë.