Publikohet dhe hyn në fuqi Urdhëri Nr. 167, datë 4.6.2020, i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës “Për miratimin e rregullores “Mbi vazhdueshmërinë e vlefshmërisë ajrore të avionit dhe produkteve, pjesëve dhe pajisjeve aeronautike dhe mbi miratimin e organizatave dhe personelit të përfshirë në këto detyra”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij urdhri dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky urdhër përafron Rregulloren e Komisionit (BE) nr. 1321/2014, e datës 26 nëntor 2014, mbi vazhdueshmërinë e vlefshmërisë ajrore të avionit dhe produkteve, pjesëve dhe pajisjeve aeronautike dhe mbi miratimin e organizatave dhe personelit të përfshirë në këto detyra, e ndryshuar me rregulloret e Komisionit (BE) nr. 2015/1088, e 3 korrikut 2015, nr. 2015/1536, e 16 shtatorit 2015, nr. 2018/1142, e 14 gushtit 2018 dhe nr. 2019/1384, e 24 korrikut 2019, botuar në Fletoren Zyrtare të BE-së, L362, datë 17.12.2014.

Pas miratimit të këtij akti, Urdhri i ministrit nr. 110, datë 2.10.2012, “Për miratimin e rregullave mbi vlefshmërinë ajrore të produkteve, pajisjeve aeronautike dhe pjesëve të avionëve, si dhe miratimin e organizatave dhe personelit të përfshirë në këto detyra”, shfuqizohet.

Ndërkaq Autoriteti i Aviacionit Civil është ngarkuar për ndjekjen dhe zbatimin e këtij urdhri, të cilin të plotë e gjeni në lidhjen e mëposhtme:

Pjesë e paketës së akteve ligjore që veprojnë në sektorin e transportit ajror civil në Shqipëri.

urdher-2020-06-04-167