Miratohet me Aktin Normativ Nr. 26, datë 10.6.2020 të Këshillit të Ministrave, marrja e masave të përkohshme për mbështetjen e sektorit të turizmit
Akti Normativ Nr. 26. datë 10.6.2020
Në mënyrë specifike Neni 6 i Aktit përcakton se;
1. Në rast të pamundësisë së realizimit të kontratave të transportit të klientëve me mjetet e transportit ajror, si pasojë e masave kufizuese të ndërmarra për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga COVID-19, nga/ dhe aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë, transportit detar nga të gjitha portet në vend ose ujërave të brendshme, operatorët turistikë apo agjencitë e udhëtimit dhe klientët, detyrohen të njoftojnë, sipas rastit, respektivisht agjencinë/ transportuesin/ akomoduesin ose organizatorin e paketave të udhëtimit/ klientin për pamundësinë e zbatimit të kontratave të transportit, duke bashkëlidhur dokumentacionin që vërteton dokumentin e udhëtimit ose rezervimin e qëndrimit ose kontratat e paketave të udhëtimit.
2. Ky komunikim bëhet brenda 30 (tridhjetë) ditësh nga:
a) hyrja në fuqi e këtij akti normative, për shërbimet/ kontratat, të cilave iu ka përfunduar afati;
b) data e planifikuar e nisjes apo mbërritjes, për shërbimet/ kontratat brenda afatit.
Akti sipas nenit 101 të Kushtetutës ka fuqinë e ligjit dhe i shtrinë efektet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Klientët, turistët dhe personat e tjerë, si individë apo të organizuar në grup, kanë mundësinë ligjore që të rimbursohen me anën e një kuponi (voucher) të vlefshëm për 1 (një) vit, që korrespondon me të njëjtin shërbim, i cili i korrespondon vlerës/ shumës totale të paguar/rezervuar ose vlerës/shumës totale që duhet t’i kthehet klientit për shërbimin e parapaguar ose të rezervuar, sipas parashikimeve të këtij akti normativ.
Autoriteti i Aviacionit Civil i këshillon klientët/ pasagjerët që për çdo rast të mirë informohen para udhëtimit nga operatorët turistikë, agjencitë e udhëtimit ose transportuesit ajror për të drejtat e tyre, veçanërisht të drejtat që kanë të bëjnë me kompensimin dhe asistencën, kur u refuzohet udhëtimi ose anulohet fluturimi ose ka vonesa.
Më poshtë gjeni dhe ekstraktin e plotë të Aktit Normativ Nr. 26, dt. 10.6.2020
akt-normativ-2020-06-10-26-per-voucher-ne-indust-e-turizmit