ECAC ka publikuar së fundi një material të titulluar, ELEMENTËT KRYESOR MBI LEHTËSIMIN PËR MBËSHTETJEN E SEKTORIT TË AVIACIONIT NË NDJEKJE TË KRIZËS SË COVID-19
ECAC operon me rekomandime në kudër të praktikave më të mira të përgjithësuara nga eksperienca e 44 Shteteve Anëtare kur bënë pjesë gjithashtu edhe Republika e Shqipërisë. Materiali përbënë një zhvillim të nevojshëm në praktikat ekzistuese.
Çështje të tilla si Koordinimi dhe Planifikimi i Kontigjencës, Komunikimi, Shëndeti dhe Imigracioni, Kujdesi ndaj personave me aftësi të kufizuara, Mallrat dhe Doganat, Lehtësimi në kuadër të Sigurisë së Aviacionit janë trajtuar të shoqëruara me konsiderata dhe masa që rekomandohen për zbatim në interes të ringritjes graduale të trafikut në sektorin e transportit ajror dhe ruajtjes së shëndetit të pasagjerëve dhe punonjësve të shërbimeve në këtë sektor, në kuadër të COVID-19.
Pastrimi dhe dezinfektimi, skanimi i pasagjerëve për çështjet e shëndetit, trajtimi i rasteve të dyshuara për COVID-19, refuzimi për lejim në bord in e avionit, pajisja me certifikatë mjekësore, deklarimet për shëndetin nëpërmjet formave të caktuar dhe të pranuara, distancimi fizik i personave dhe masat e tjera mbrojtëse, kujdesi ndaj personave me aftësi të kufizuara kur udhëtojnë, ndërgjegjësimi i stafit, pasagjerëve dhe ekuipazhit për njohjen dhe respektimin e masave shtesë për mbrojtjen e shëndetit të secilit, trajtimi i pasagjerëve problematik ose shqetësues, publikimi i masave mbrojtëse afishimi i tyre për publikun e gjerë janë konsideruar si elemente shumë të rëndësishëm që duhen trajtuar nga autoritetet e aviacionit civil, operatorët e aeroportit, të shoqërive ajrore, të ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror dhe entitetet gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19. Autoriteti i Aviacionit Civil në kuadër të ndërgjegjësimit të publikut do vijoj me publikimin e çdo informacioni, rekomandimi dhe udhëzimi që miratohet nga organizatat ndërkombëtare të aviacionit civil.
Për informacion më të detajuar lutem konsultoni materialin duke e shkarkuar këtu.