Autoriteti i Aviacionit Civil, bazuar në ligjin Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, publikon manualin e mëposhtëm:
Manual Udhëzues “Për AML licencë për mirëmbajtjen e avionëve Pjesa – 66”
Në kuadër të detyrimeve për nxjerrjen e materialeve udhëzuese për operatorët ajror, organizatat e mirëmbajtjes dhe stafin e përfshirë në to, bashkëlidhur është Manual Udhëzues “Për AML licencë për mirëmbajtjen e avionëve Pjesa – 66”.
Ky manual parashikon një set rregullash dhe hapash që duhen ndjekur gjatë procesit të licencimit të personelit të përfshirë në organizatat e mirëmbajtjes. Manuali iu vjen në ndihmë aplikantëve se si mund të bëhet aplikimi për lëshimin fillestar, ndryshimin ose rinovimin e licencës së inxhinierit sipas kërkesave të specifikuara në rregulloren përkatëse.
AAC i bën thirrje grupeve të interesit, që të japin çdo sugjerim të mundshëm në lidhje me këto rregullore, për ti rregulluar dhe përshtatur sa më mirë.
Mirëpresim komentet dhe sugjerimet e palëve të interesuara brenda datës 30 Dhjetor 2019 në adresën elektronike info@acaa.gov.al