Autoriteti i Aviacionit Civil, bazuar në ligjin Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, publikon rregulloren e mëposhtme:
Në kuadër të detyrimeve për transpozimin e akteve të Aneksit I të Marrëveshjes Shumëpalëshe, më sipër bashkëlidhur është projekti që transpozon “Commission Implementing Regulation (EU) 2018/1976 of 14 December 2018 laying down detailed rules for the operation of sailplanes pursuant to Regulation (EU) 2018/1139 of the European Parliament and of the Council”. Këto parashikime përcaktojnë rregullat specifike për operimin e planerave sipas Rregullores Bazë. Këto parashikime kanë qene pjesë e Rregullores për operimet (EU regulation 965/2012) dhe me ndryshimet e fundit të saj, këto parashikime janë hequr nga ajo rregullore dhe kanë ardhur më të thjeshta e të lehtësuara në këtë akt të veçantë.
AAC i bën thirrje grupeve të interesit, që të japin çdo sugjerim të mundshëm në lidhje me këto rregullore, për ti rregulluar dhe përshtatur sa më mirë.
Mirëpresim komentet dhe sugjerimet e palëve të interesuara brenda 25 Tetor 2019 në adresën elektronike info@acaa.gov.al