Mundësi për t’u bërë pjesë e industrisë së Aviacionit Civil
Autoriteti i Aviacionit Civil, i bën thirrje gjithë klinikave spitalore që janë pjesë e sistemit shëndetësor shqiptar, që brenda datës 31 Korrik 2019 të aplikojnë për tu çertifikuar si Qendër Aeromjekësore (AeMC). Qendrat Aeromjekësore (AeMC) dhe Ekzaminuesit Aeromjekësorë individualë (AME-të), kanë qëllim kryerjen e ekzaminimeve mjekësore të Ekuipazheve Ajrore (Pilotë dhe Ekuipazh i Kabinës), duke përfshirë ato për përshtatshmërinë psikofizike të Kontrollorëve të Trafikut Ajror.
Më poshtë do të gjeni adresën elektronike, si dhe njoftimin e plotë me të gjithë kërkesat ligjore dhe dokumentet e nevojshme që duhet të plotësohen për të qenë një Qendër Aeromjekësore e certifkuar.
Për depozitimin e aplikimit, si dhe për çdo informacion, mund të na kontaktoni në info@acaa.gov.al ose në numrat e telefonit: +355 4 22 51 220 / 22 23 969
Gjithashtu, bashkëlidhur këtij njoftimi keni edhe formën e aplikimit ACAA DAMO-Part – MED-004, e cila duhet të përdoret në momentin e aplikimit për certifikim.
– Njoftimi i plotë me kërkesat ligjore dhe dokumentet e nevojshme
– Forma e Aplikimit