LANCIMI I PROJEKTIT NDËRKUFITAR ON CLOUD NINE

Lidhje të reja ajrore mes Rajonit të Pulias – Shqipërisë dhe Malit të Zi me synim zhvillimin e qëndrueshëm rajonal

Në 26 Shtator 2018 në zyrat qëndrore të Aeroportit të Pulias S.p.A, në rrugën Enzo Ferrari, Palese-Bari u zhvillua lancimi i projektit të bashkëpunimit ndërkufitar ON CLOUD NINE ‘’Connecting Close and Unexplored Destinations with New Inter-Adriatic transport Services’’.
Ky projekt është financuar në kuadër të thirrjes së parë të projekteve të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar INTERREG IPA Itali-Shqipëri-Mali i ZI 2014-2020, Aksi 4 “Rritja e aksesit ndërkufitar, promovimi i shërbimeve të qëndrueshme të transportit dhe fasiliteteve si dhe përmirësimi i infrastrukturës publike’’, me një buxhet prej 1.441.800 EUR.
Kohëzgjatja e projektit është 24 muaj duke filluar nga 31 Mars 2018 deri në 30 Mars 2020.
Partneri Lider i këtij projekti është Aeroporti i Pulias S.p.A ndërsa partnerët e tjerë janë: Aeroporti i Malit të Zi, Rajoni i Molises, Itali dhe Autoriteti i Aviacionit Civil Shqipëtar. Partner i Asociuar është Rajoni i Pulias- Departamenti i Projekteve dhe Transportit Publik Lokal.

Projekti ON CLOUD NINE ka për qëllim të krijojë lidhje të reja ndërmjet Pulias dhe Shqipërisë si dhe Pulias dhe Malit të Zi përmes një start-up eksperimental të rrugëve ajrore Brindisi – Tirana dhe Brindisi – Podgorica. Referuar këtyre rrugëve të reja, projekti ka për synim nga njëra anë të gjenerojë mundësi të reja për zhvillim dhe rritje të zonave të përfshira dhe nga ana tjetër të ndihmojë në thyerjen barrierave për lëvizjen e njerëzve në vendet partnere, fuqizmin e rritjes ekonomike dhe inkurajimin e bashkëpunimit në basenin e Adriatikut.

Aktivitetet kryesore të projektit përqëndrohen në: eksperimentimin e dy rrugëve të reja ajrore të destinuara për transportin e pasagjerëve ndërmjet Bari – Podgorica dhe Brindisi – Tirana; fuqizimi i lidhjeve ekzistuese të transportit në nivel urban dhe ndër-rajonal si dhe përmirësimi i eksperiencës së udhëtimit të pasagjerit përmes implementimin dhe ndërhyrjeve që kanë për qëllim fuqizimin e fasiliteteve të aeroportit në terma të infrastrukturës dhe shërbimeve.
Rezultati i pritshëm është përmirësimi i lëvizshmërisë së pasagjerëve përmes zhvillimit dhe përmirësimit të zgjidhjeve të reja ndërkufitare, të qëndrueshme dhe të integruara. Të gjitha rezultatet e projektit përmirësojnë eksperiencën e pasagjerit për ta bërë atë plotësisht të kënaqshme si në ‘’qiellin e nëntë’’.

Implementimi i projektit është veçanërisht i vlerësuar nga Rajoni i Pulias. Këshilltari Rajonal për Transportin dhe Punët Publike Z. Giovanni Gianni theksoi se ‘’përmirësimi i transportit ajror në fushat e bashkëpunimit në termat e fleksibilitetit, frekuencës dhe koordinimit me mjete të tjera të transportit, do të kontribuojë ndjeshëm në zhvillimin e virtytshëm të turizmit dhe sistemeve territoriale ekonomike dhe kombinon në mënyrë të përkryer me makro-strategjitë e rajonit të Pulias për inovacionin dhe zhvillimin e shërbimeve të mobilitetit”.

“Ne kemi qenë gjithmonë të vëmendshëm në zhvillimin e lidhjeve të shpejta dhe efektive që përmirësojnë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave ndërmjet vendeve për të cilat Adriatiku nuk përfaqëson një element ndarës”, tha profesor Tiziano Onesti, Presidenti i Aeroporteve të Puglias. “Në këtë kontekst, është shumë e rëndësishme që të ketë mjete të vlefshme bashkëpunimi, siç është projekti “ON CLOUD NINE” të përfitojmë nga mundësitë e ofruara nga projektet e kësaj rëndësie si dhe nga konsolidimi i rrjeteve ajrore që afrojnë komunitetet tona, të cilat të lidhura nga historia kanë një traditë partneriteti të ngushtë”.

Menaxhere e Komunikimit të Projektit “ON CLOUD NINE” – Megi Xharo

Tiranë, 26 Shtator 2018