Njoftim

Sot më datë 24 Shkurt 2019 avioni i kompanisë Blue Panorama, nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në orën 07.38 dhe me destinacion qytetin e Ankonas, Itali, ka bërë ulje të detyruar për shkak të konstatimit të tymit dhe një aromë të rëndë në kabinë pak pas ngritjes. Avioni është rikthyer menjëherë në Aeroport dhe është ulur pa probleme në orën 07:53.

Ekspertët e operimit ajror të Autoritetit të Aviacionit Civil, bën mbikqyrjen nga afër të punën së teknikeve të avionit për gjetjen e shkaqeve të kësaj ngjarje pas uljes. Nga raportimet paraprake dyshohet që për shkak të larjes së motorit si pjesë e mirëmbajtjes së programuar një ditë më parë, solucioni i larjes nuk ishte tharë tërësisht, çka ka sjellë edhe tymin dhe erën e rëndë në momentin e ndezjes dhe nisjes.

Në bazë të rregulloreve evropiane, të cilave u referohen dhe autoritetet shqiptare gjatë punës së tyre mbikqyrëse, raporti i ngjarjes, ndërmarrë nga vetë kompania brënda 72 orëve, do ti dërgohet palës italiane si autoriteti certifikues i kompanisë për të ndjekur hapat e nevojshme.

136 pasagjerët e linjës janë sistemuar në një avion tjetër i cili u nis nga Tirana në orën 11:00 dhe mbërriti në Ankona në 11:56.