Autoriteti i Aviacionit Civil, ka marrë pjesë në panairin e Punës organizuar nga Universiteti Evropian i Tiranës. Stenda e AAC-së, u vizitua nga shumë studentë kureshtar për mënyrën se si funksionon ky institucion, por edhe të interesuar për tu punësuar. Dhjetëra të rinj, morën informacion dhe komunikuan me stafin e AAC, për fushat e operimit dhe mundësitë për punësim. Stafi i AAC-së, ju komunikoi të interesuarve ku janë sektorët me vendet vakante, që kërkojnë kualifikime dhe diplomë universitare në disa degë inxhinierike, financë dhe në atë juridike për të cilat duhet aplikuar pranë Departamentit të Administratës Publike. Në këtë edicion të 9-të të panairit të Punës organizuar nga UET, morën pjesë dhjetëra biznese dhe institucione të tjera.
AAC merr pjesë në Panairin e Punës organizuar nga “UET”
by | May 31, 2018 | Njoftime