Pajisjet e Trajnimit të Fluturimit të Simuluar
Për qëllim të përcaktimit dhe mbajtjes së nivelit të performancës Teknike të Pajisjeve të Trajnimit të Fluturimit të Simuluar, Operatorët FSTD duhet të mbajnë çertificatë FSTD në përputhje me Urdhërin e Ministrit Nr. 250/2014 e cila transpozon rregulloren e Komisionit (EU) 1178/2011 (Rregullorja për Ekuipazhin Ajror) e ndryshuar.
Ka pesë tipe të FSTD:
- Simulator i Fluturimit të plotë.
- Pajisje e Trajnimit të Fluturimit (FTD)
- Trajnues I Fluturimit dhe proçedurave të navigimit (FNPT)
- Pajisja e Trajnimit Instrumental Bazik (BITD).
- Për qëllim të zbatimit të programeve të miratuara të Trajnimit për Licensë Part-FCL, provimeve dhe vlerësimeve për pilotët e avionëve dhe helikopterëve, përdoruesi FSTD (FSTD user) duhet të ketë miratim paraprak për përdorim të një FSTD të kualifikuar specifikisht.