Leja
- Kur një fluturim është miratuar siç kërkohet nga AAC, një leje me shkrim do t’i jepet operatorit të avionit.
- Aeroporti përkatës do të njoftohet nga AAC për lejen e dhënë të fluturimit. Operatorët janë përgjegjës për të bërë marrëveshjet e tyre me aeroportin e interesuar për marrjen dhe trajtimin, si dhe duhet të japin numrin e lejes së dhënë nga AAC-së kur bëjnë këto marrëveshje. Çdo ndryshim në:
- Datën e operimit të fluturimit në/ose nga Shqipëria;
- shtetësinë ose llojin e avionit që do të përdoret;
- Rrugën e fluturimit; ose
- Çarterin apo natyrën dhe peshën e mallrave që duhet të merren në bord, ose të shkarkohen nga avioni në Shqipëri,
Operatori Ajror duhet të njoftojë tek AAC. Mos njoftimi i AAC-në për ndryshimet e sa mësipërme mund të rezultojë që leja për fluturim e dhënë të jetë e pavlefshme.
- Çdo ndryshim në kohën e mbërritjes, ose daljes nga Shqipëria duhet të njoftohet në AAC dhe mund të kërkohet që të bëhet një aplikim i ri.