Dokumentacioni i kërkuar
1- Përveç kërkesave operacionale të përcaktuara në pjesët e tjera të AIP, operatorëve u kërkohet të sigurojnë kopjet e mëposhtme:
- Liçenca Operative, në përputhje me Kapitullin 2 të Rregullores (EC) Nr. 1008/2008, të lëshuar nga autoriteti aeronautik i vendit të rregjistrimit të linjës ajrore;
- Çertifikatën e operatorit ajror;
- Çertifikatën e Vlefshmërisë Ajrore dhe Çertifikatën e Rregjistrimit të lëshuar nga autoriteti aeronautik i vendit të rregjistrimit për të gjithë avionët që do të përdoren për shërbimet në Shqipëri;
- Çertifikatën e sigurimit të përgjegjësisë për dëmet që mund të lindin nga operacionet e tij të transportit, duke përfshirë:
-Detyrimi i palës së tretë të avionit; dhe
-Pasagjerët, bagazhet, ngarkesën, postën dhe sigurimin e përgjithshëm të përgjegjësisë së avionit;
- Çertifikatën e miratimit të instalimit të radios avionëve;
- Deklarata për Minimumin Operativ të Aerodromit;
- Çertifikatën e zhurmës së avionit që do të përdoret.
2- Dy kopje të manifestit të ngarkesës janë të nevojshme pas uljes në aeroportet në Shqipëri. Deklarata e përgjithshme dhe manifestimi i pasagjerëve nuk janë të nevojshme.
3- Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar rezervon të drejtën të kërkojë dokumentacion shtesë nëse e sheh të nevojshme.
4– Dokumentet e përmendura më lartë duhet të ndjekin formatin standard të ICAO dhe janë të pranueshme në gjuhën angleze.