Fluturimet skedul të (rregullta)
- Fluturimet ndërkombëtare të planifikuara për/nga Shqipëria do të kryhen në përputhje me Marrëveshjet e Transportit Ajror të lidhur ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shtetit të origjinës së linjës ajrore në fjalë.
- Autorizimi për miratimin e shërbimit të planifikuar të fluturimit për/nga Shqipëria i takon Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar (AAC).
- Transportuesit ajrorë brenda Zonës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit (ECAA) do të lejohen të ushtrojnë të drejta të pakufizuara për trafikun në rrugët brenda ECAA dhe Shteteve Kontraktuese, anëtare të BE-së, në përputhje me dispozitat e nenit 3/1, Shtojca 5 të Marrëveshjes Shumëpalëshe.
- Transportuesit ajrorë të jashtëm duhet të kenë lejen për të ushtruar të drejtat e trafikut në rrugët brenda Republikës së Shqipërisë. Leja duhet të marrë parasysh kushtet e përcaktuara në marrëveshjen dypalëshe ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shtetit në fjalë.
- Nëse nuk përcaktohet ndryshe në Marrëveshjen e Transportit Ajror, tabelat kohore do të dorëzohen për miratim në AAC së paku 30 ditë para fillimit të secilit sezon sipas përcaktimeve të IATA. Çdo modifikim i mëvonshëm do të njoftohet së paku 3 ditë pune para futjes së tij. Nëse nuk ka një përgjigje negative të dhënë nga AAC brenda 24 orëve përpara fluturimit, leja konsiderohet të jetë e dhënë.
- Operatorët e avionëve që dëshirojnë të aplikojnë për lejen për të operuar shërbimin e planifikuar për/nga Shqipëria duhet ti paraqesin AAC-së informacionin e mëposhtëm:
- Orarin, duke përfshirë datën e fillimit të shërbimit të propozuar;
- Llojin (et) e avionit që do të përdoren.