Mallrat e rrezikshme

 

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar (AACSH) është autoriteti kombëtar i caktuar, siç përcaktohet nga ICAO, autoriteti përgjegjës për programin e mallrave të rrezikshme.

Programi i Aktiviteteve

Rishikimi fillestar dhe miratimi i një manuali operimi dhe programi i trajnimit për mallrat e rrezikshme brënda procedurave të miratimit të Certifikatës së Operatorit Ajror (AOC);

Inspektimi fillestar i një operatori të ri ose një operatori që synon të fillojë transportin e mallrave të rrezikshme;

Shqyrtimi dhe miratimi i një manuali të rishikuar të operimit dhe programit të trajnimit për mallrat e rrezikshme;

Inspektimi periodik i një operatori; Certifikimi për mallrat e rrezikshme: Transportuesit, Mjetet Përcjellëse, dhe Agjentët e kryerjes së përpunimit të mallrave në tokë; Pranimi i Koordinatorëve të Mallrave të Rrezikshme; Inspektimi periodik i Dërguesve, Mjeteve përcjellese dhe agjentët e kryerjes së përpunimit të mallrave në tokë; Vlerësimi i ndjekjes së vazhdueshme e dërgimit të mallrave të rrezikshme Certifikimi i Dhënësve të trajnimit të mallrava të rrezikshme; Pranimi i Instruktoreve të Mallrave të rrezikshme;

Rishikimi dhe aprovimi i Programeve të trajnimit fillestar dhe periodik të mallrave të rrezikshme;

Certifikimi dhe përcaktimi i Postës Operatore;
Investigimi i ngjarjeve për mallrat e rrezikshme;
Mbledhja dhe shpërndarja e të dhenave statistikore që kanë të bëjnë me mallrat e rrezikshme;
Zhvillimi i rregullave dhe standarteve kombëtare të sigurisë operuese dhe që lidhen me transportin e mallrave të rrezikshme nga ajri; Zbatimi i masave të detyrueshme në lidhje me transportin e mallrave të rrezikshme nga ajri; Marrja e aprovimeve dhe përjashtimeve për mallrat e rrezikshme që nuk lejohen për transport në rrethana normale.