Transporti Ajror Tregtar

 

Llojet e operimeve të fluturimit janë si me poshtë :

Transport ajror tregtar (transport i pasagjerëve, ngarkesave dhe postës nga ajri me pagesë ose mënyra të tjera të kompensimit)

  1. Operime jo-tregtare me avionë kompleks me motor
  2. Operime të specializuara (punë ajrore)
  3. Operime shtetërore (policia, doganat, fluturimet e SAR-it)
  4. Operime jo tregtare me avionë ndryshe nga ata kompleks, me motor
  5. Operime jo tregtare me avionë pa motorike

Operimet e fluturimit mund të kryhen me avionë, të cilët janë në përputhje me Rregulloren (EC) 216/2008 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit nga 20 shkurti 2008, (U.M. Nr. 3, datë 07.02.2011) nën juridiksionin e EASA dhe me aeroplanë të cilët janë në përputhje me Aneksin II të Rregullores ( EC) 216/2008 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit nga 20 shkurti, jo sipas juridiksionit të EASA, por i është dhënë Certifikata e Vlefshmërisë Ajrore e lëshuar në përputhje me Konventën ICAO ose Lejen për të fluturuar.

Për aplikimin korrekt të rregullave dhe rregulloreve është thelbësore të dihet përkufizimi i avionëve kompleks me motor:

a) një aeroplani certifikuar për një masë maksimale gjatë ngritjes që tejkalon 5,700 kg ose certifikuar për një konfiguracion maksimal me më shumë se nëntëmbëdhjetë pasagjerë, ose i certifikuar për operim me një ekuipazh minimal prej të paktën dy pilotëve ose të pajisur me
b) motor reaktiv ose me më shumë se një motor turbohelike,  ose

c) një helikopter i certifikuar:
– për një masë maksimale gjatë ngritjes me mbi 3,175 kg, ose
– për një konfiguracion maksimal të ndenjeseve për më shumë se nëntë pasagjerëve, ose
– për operimin me një ekuipazh minimal prej së paku dy pilotëve, ose
d) një avion me rotor të devijueshëm (horizontal/vertikal);