CERTIFIKATA E ZHURMAVE

 

Çdo avion i regjistruar në Regjistrin e Avionëve të Republikës së Shqipërisë duhet të ketë një certifikate të zhurmave.Lëshimi i certifikatës së zhurmave do të bëhet në përputhje me Urdhërin e Ministrit Nr.57 datë 13.03.2024 “Për përcaktimin e rregullave zbatuese të vlefshmërisë ajrore dhe të certifikimit mjedisor ose deklaratën e përputhshmërisë së avionit dhe produkteve të lidhura me to,pjesëve dhe pajisjeve, si dhe për kërkesat e aftësisë së organizatave të projektimit dhe prodhimit” që përafron plotësisht rregulloren e Komisionit (BE) nr. 748/2012 e datës 3 gusht 2012.