ORGANIZATA E MIRËMBAJTJES SIPAS PJESËS M, NËN-PJESËS F

 

Organizata e mirëmbajtjes sipas pjesës M, nën-pjesës F, mund të mirëmbajë avionë që janë brenda fushës së tyre të miratimit me kusht që këto avionë nuk do të përdoren për transport ajror komercial (CAT) dhe masa e tyre maksimale e ngritjes nuk i kalon 5700 kg.

Këto organizata do të miratohen në përputhje me Pjesën M, Nën-pjesën F, të Urdhërit të Ministrit Nr.79 “Mbi vazhdueshmërinë e vlefshmërisë ajrore të mjeteve ajrore dhe produkteve, pjesëve dhe pajisjeve aeronautike dhe mbi miratimin e organizatave dhe personelit tëpërfshirë në këto detyra”, që përafron plotësisht rregulloren e Komisionit (BE) nr. 1321/2014.