Udhëzues për të drejtat e pasagjerit 

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, synon që me anë të këtij udhëzuesi të informojë pasagjerët që zgjedhin transportin ajror, të njihen me të drejtat e tyre në rast se kompania ajrore vonohet në nisje mbi 3 orë, anullon fluturimin, apo probleme të tjera që mund të hasen gjatë udhëtimit.

Referuar rregulloreve europiane dhe legjislacionit shqiptar, pasagjerët kanë të drejtat e tyre dhe çdo shkelje sanksionohet me norma ligjore dhe kompesim financiar, të detyrueshme për tu zbatuar nga çdo kompani ajrore.

Udhëzim

Nr. 1, datë 26.2.2013

Për kompensimin dhe asistencën e pasagjerëve në rastin e mospranimit në bord të avionit dhe anulimit ose vonesës gjatë fluturimeve

Përafrim i Regulation (EC) 261/2004.

Që shfuqizon Udhëzimi nr. 17, datë 15.10.2008 “Për kompensimin dhe asistencën e pasagjerëve në rastin e mospranimit në bord të avionit dhe anulimit ose vonesës gjatë fluturimeve”

Në fuqi

Lidhja https://qbz.gov.al/eli/udhezim/2013/02/26/1

Në menunë në krahun tuaj të majtë, keni një listë me problemet kryesore dhe hapat e nevojshëm për zgjidhjet ndaj çdo problematike që mund të hasni në udhëtimin tuaj. Ndiqni me vëmendje udhëzimet për të përfituar të drejtat tuaja.

Gjithashtu për më shumë informacion mund të kontaktoni dhe në numrat e telefonit të mëposhtëm:

Sektori Për Të Drejtat e Pasagjerit
Autoriteti i Aviacionit Civil
Tel: +355 42 381 959 / +355 44 539 959
E-mail: pax@acaa.gov.al